Të hënën ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së

02 mars 2018 | 17:40

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të hënën (5 mars), në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të Epopesë së UÇK-së.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në nderim të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Nacional për Shëndet dhe Siguri  në Punë, i cili…