BE do të ketë pozicion të përbashkët ndaj vendimit të SHBA-së për tarifa

09 mars 2018 | 21:33

Kryeministri Italian, Paolo Gentiloni, ka thënë sot se Bashkimi Evropian do të vendosë në mbledhjen e ardhshme se si do të përgjigjet ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e tarifave në importet e çelikut dhe aluminit.

Politika tregtare ka qenë temat kryesore në një bisedë mes Gentilonit dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë kryeministri Italian përmes një deklatate.

“Tarifat nuk janë rruga që duhet zgjedhur”, ka thënë Gentiloni gjatë diskutimit, mirëpo ka shtuar se “është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me Shtetet e Bashkuara”.

“Ne do të vendosim se çfarë pozicioni do të marrin në takimin tonë të ardhshëm të Këshillit Evropian”, ka thënë ai.

Presidenti Trump ka nënshkruar të enjten një urdhër që parasheh tarifat për 25 përqind në importet e çelikut dhe 10 përqind në ato të aluminit.

Ky vendim është marr si luftim i importeve të lira, kryesisht nga Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ku u shpall…