Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik për heqjen e vizave

18 korrik 2018 | 12:14

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) me një aksion simbolik ka kërkuar sot që vendimi për heqjen e vizave të hyjë në fuqi sa më shpejtë.

Në ditën kur Komisioni Evropian jep rekomandimin rreth liberalizmit të vizave për Kosovën, qindra të rinj të PDK-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e Evropës.

Aksioni simbolik u zhvillua te ‘NEWBORN’-i, ku shkronjës E, që simbolizonte në këtë rast Evropën, iu hoq zinxhiri, me të cilin ishte rrethuar nga të rinjtë e PDK-së për të kërkuar lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës dhe largimin e padrejtë të izolimit që ekziston ndaj tyre.

“Të rinjtë kanë nevojë të lëvizin lirshëm dhe kanë të drejtë të jenë të barabartë me të tjerët. Ne nuk e meritojmë të kemi pengesa për të studiuar jashtë, për të shkëmbyer përvoja me të rinjtë tjerë në Evropë, për t’u dhënë mundësi ndërmarrësve, për t’i parë nga afër kulturat, ose thjesht për ta shikuar një ndeshje futbolli a një koncert”, ka deklaruar kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi.

Ai ka shtuar se liria e lëvizjes nuk është politikë por është e drejtë qytetare. “Besojmë se BE-ja do ta ofrojë këtë shumë shpejt edhe për ne”, ka thënë Bislimi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në…