Telashe me rrymë në veri të Mitrovicës tash e 10 ditë (Video)

23 mars 2018 | 21:36

Telashe me rrymë tash e 10 ditë kanë banorët e “Lagjes së Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, pjesë kjo që menaxhohet nga serbët.

Banorët thonë se kanë telefonuar disa herë elektro- distribucionin e Serbisë që menaxhon me rrjetin në këtë pjesë të Kosovës, por përgjigja ka qenë dëshpëruese.

Ndërkohë shefja e administratës në komunën e veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq ka deklaruar se në këtë pjesë është ndalë vetëm një fazë dhe kjo ka ndodhë si pasojë e kyçjeve ilegale dhe keqpërdorimit të energjisë eklektike nga banorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndarë Feride Rushitit, Çmimin…