Telekomi i Kosovës largon nga përdorimi kodin e vjetër +381

23 mars 2018 | 15:34

Telekomi i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se në zbatim të planit të migrimit të hartuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për implementimin e kodit shtetëror +383, nga nesër (e shtunë) do të largojë nga përdorimi kodin e vjetër +381.

Në mungesë të kodit shtetëror të Kosovës, kodi +381 është përdorur nga Telekomi i Kosovës për telefoninë fikse që nga paslufta e deri më tani dhe që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, paralelisht këtij kodi është përdorë kodi shtetëror +383.

Telekomi i Kosovës në vazhdimësi i ka marrë të gjitha veprimet e duhura që të funksionalizojë përdorimin e kodit shtetëror të Kosovës dhe largimin përfundimtar të kodit +381 dhe duke filluar nga data 24 mars 2018, kodi +383 të jetë kodi i vetëm telefonik që do të përdoret në Kosovë.

Image may contain: phone and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim…