Televizioni sirian raporton për sulme me raketa në Homs

17 prill 2018 | 10:09

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se mbrojtja ajrore e këtij vendi ka goditur disa rekata që kanë pasur në shënjestër bazën ajrore Shajrat.

Raporti nuk tregoi se kush mund t’i ketë hedhur raketat mbi rajonin Homs, por e cilësoi aktin si “agresion”.

“Reuters”-i ka cituar zëdhënësin e Pentagonit, Eric Pahon, të ketë thënë se “aktualisht nuk ka aktivitet ushtarak të ShBA-së në atë zonë”.

“Nuk kemi detaje shtesë për të ofruar”, ka theksuar Pahon.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë hedhur mbi 100 raketa në Siri, më 14 prill, duke goditur tri objekte të armëve kimike.

Operacioni u krye në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ka ndodhur më 7 prill në qytetin Duma dhe që dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare siriane.

Dhjetëra persona besohet se janë vrarë në këtë sulm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin…