Tension në Kuvend, opozita bllokon foltoren

01 Shkurt 11:12

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë ende pa nisur mirë punimet.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren pas refuzimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për t’i lënë fjalën deputetit, Edmond Spaho.

Në kohën kur po diskutoheshin ndryshimet në Ligjin për arsimin parauniversitar, kryetari grupit parlamentar të Partisë Demokratike nisi të flasë për ekstradimin e Nazer Seitajt.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ia ka ndërpre fjalën, pasi sipas tij, Spaho po i shmangej rendit të ditës. Në këtë moment, deputetët e opozitës kanë lënë ulëset e tyre në sallë dhe i janë drejtuar foltores, duke e bllokuar atë.

Pas kësaj, Ruçi ka ndërpre seancën. Seanca ka rinisur e tensionuar. Gramoz Ruçi ka përjashtuar Edmond Spahon dhe ka kërkuar sërish pushim. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka bërë…