Tërmet në Iran, nuk raportohet për viktima

21 dhjetor 2017 | 11:05

Një tërmet mesatar ka goditur Teheranin, duke krijuar panikë tek banorët, të cilët kanë dalë në rrugë ndonëse nuk është raportuar për viktima apo dëmtime serioze, ka raportuar media iraniane shtetërore.

Autoritetet iraniane kanë thënë se tërmeti 5.2 shkallë të Rihterit, ka pasur epiqendrën 7 kilometra në thellësi të tokës.

Muajin e kaluar një tërmet me shkallë 7.3 pati goditur provincën iraniane Kermanshah, duke lënë të vdekur 620 persona dhe duke lënduar mijëra të tjerë.

Autoritetet iraniane u kanë kërkuar banorëve të jenë të qetë mirëpo të përgatitur për ndonjë tërmet tjetër, raporton “Rel”.

Në Teheran dhe qytete të tjera banorët kanë dalë në rrugë dhe parqe, duke u frikësuar për ndonjë tërmet tjetër.

Disa prej tyre kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rrugë. Të tjerë kanë vizituar tempullin e Ayatollah Ruhollah Khomeini, themeluesit të Republikës Islamike.

Gjatë ditës së sotme televizioni shtetëror ka raportuar se shkollat, fakultet dhe zyrtat qeveritare do të jenë të mbylluara në Teheran, Alborzn dhe provicën Qom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit në Kataloni janë drejtuar tek kutitë e votimit në…