Tetë filma të përkrahur nga Qendra Kinematografike shfaqen në “PriFest 2018”

16 korrik 2018 | 17:27

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Prishtinës fillon këtë të martë dhe do të hapë edicionin e saj të dhjetë me Rooftop Story, një film nga regjisori Gazmend Nela i cili shfaqet premierë në Kosovë pas asaj të Montrealit.

Ndërsa gjatë javës do të jenë edhe shtatë filma të tjerë të përkrahur nga Qendra Kinematografike që do të shfaqen në këtë edicion.

Këta filma janë: “Martesa” nga Blerta Zeqiri, “Gjumë dhe dashuri” nga Arsim Haliti, “Një tregim Prishtinë” nga Burbuqe Berisha, “Me dasht, me dasht, me dasht” nga Ilir Hasanaj, “Klithma” nga Korab Lecaj, “Viti i majmunit” nga Vladimir Blazevski, dhe mbyllja e festivalit do të bëhet me filmin “Kthimi” nga Kastriot Abdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Cristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu”, klubi spanjoll…