Thaçi: 2018-ta viti i Kosovës, themelohet ushtria dhe nisim rrugëtimin në NATO

18 shkurt 2018 | 20:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se viti 2018-të do të jetë viti i themelimit të forcave të plota ushtarake, transformim i FSK-së ky që do të nis dhe udhëtimin e shtetit të Kosovës në NATO.

Këto deklarime Thaçi i ka bërë përmes llogarisë së tij zyrtare në ”Twitter”, ndërsa ka ndarë me miqtë e tij fotografi nga momentet e paradës së forcës së sigurisë dhe policisë.

”Gratë dhe burrat tanë në uniformë janë burimi ynë i krenarisë dhe forcës. Kam folur sot në paradën e forcave tona të sigurisë dhe policisë përpara mijëra njerëzve”.

”Ky do të jetë viti i Kosovës që do të themelojë forca të plota ushtarake dhe kjo do të fillojë udhëtimin tonë në NATO”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për…