>

Thaçi dekoron komandat “Drinin” me urdhrin “Hero i Kosovës”

26 shkurt 14:47

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar komandat “Drinin” me urdhrin “Hero i Kosovës”.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin ‘Hero i Kosovës’”.

“Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant ‘Drini’ ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ia ka uruar…