Thaçi dekoron Kushnerin me Medaljen Presidenciale

20 shkurt 2018 | 12:22

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Me ish-shefin e diplomacisë franceze dhe ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës.
Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë. Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës. Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: one or more people, people sitting, people standing, suit and indoorImage may contain: 1 person, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar fjalimin e kryeministrit…