Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale Sokol Bashotën

23 shkurt 2018 | 12:42

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë edhe veprimtarin dhe njërin nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Bashota.

“Z. Bashota i përket plejadës së hershme të strukturave fillestare të UÇK-së. Kontributi i tij i çmuar u shqua edhe pasluftës në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Golden State e nisen me fitore këtë fazë…