Thaçi e Tahiri reagojnë ndaj vrasjes së 14-vjeçarit në Kamenicë

24 maj 2018 | 16:30

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i pikëlluar nga vrasja e 14-vjeçarit nga fshati Kraçevë i Komunës së Kamenicës.

“Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14-vjeçar nga Karaçeva e Komunës së Kamenicës. Dhuna në familje është e patolerueshme në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë. Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë. Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj vrasjes së 14-vjeçarit nga Kamenica.

“Ka gjëra për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia që bartim, flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz, si familjarë dhe si qytetarë. Rasti tragjik i humbjes së jetës së të riut nga Karaçeva e Kamenicës, është rast që duhet të na nxisë më shumë se kurrë për të fuqizuar komunikimin komunitar dhe institucional, që dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund. Çdo gjë është e kompenzueshme përveç jetës së njeriut. Vetëdija jonë shoqërore kundër dhunës duhet të kalojë në nivel kuptimplotë dhe të arrijë efekte edukuese e parandaluese. Ky është obligim i të gjithë ne”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi,…