Thaçi, Hahnit: Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave nga BE-ja

17 maj 2018 | 10:51

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn në kuadër të Samitit të BE-së në Sofje të Bullgarisë.

Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkuar se me komisionarin Hahn ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

“Me Johannes Hahn në Samitin e Sofjes. Bashkimi Evropian është prapa Strategjisë së re për zgjerim dhe njerëzit e rajonit janë bashkë me BE-në për të krijuar një partner të ri për përparim. Kosova tani po pret me të drejtë liberalizimin e vizave, pasi ka plotësuar numrin rekord të kushteve, si demarkacioni etj”, ka shkruar Thaçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Hakif Bajrami Nga shkolla kombëtare e Prekazit për…