Thaçi: Jam në ShBA për koordinim rreth dialogut me Serbinë

22 mars 2018 | 16:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka deklaruar se aktualisht ndodhet në Uashington me qëllim të koordinimeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se për fazën e re të bisedimeve, ky koordinim është i domosdoshëm.

“Në kuadër të parapërgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që do të ndodhë nesër (të premten), jam në Uashington për të bashkëkoordinuar aktivitetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që do të hyjmë në një fazë të re, të rëndësishme dhe i tërë përkushtimi duhet të jetë i koordinuar mirë dhe natyrisht i qartë për sot, por edhe për të ardhmen. Pra, do të jetë një proces që do të hap periudhën e arritjes finale të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht që kjo çështje është e ndjeshme dhe kërkon koordinim me të gjithë partnerët dhe miqtë, por adresa kryesore për Kosovën mbetet Uashingtoni”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bujqësia është njëri nga sektorët me prioritet të lart për…