Thaçi: Momenti i zyrtarizmit të ushtrisë po troket në derën e hapur

18 shkurt 2018 | 14:09

Presidenti i  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se momenti i shumëpritur i zyrtarizmit të ushtrisë është duke trokitur në derën e hapur, pasi sipas tij partnerët strategjikë dhe NATO-ja janë duke e përkrahur plotësisht këtë proces.

Thaçi në ceremoninë e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se bërja e këtij shteti dhe çlirimi i Kosovës i ka bashkuar breza të tërë të cilët flijuan gjithçka për të bërë realitet shtetin sovran dhe demokratik.

“Herën e fundit kur kishim një parakalim të FSK-së ishte para katër viteve. FSK-ja i kishte kryer të gjitha përgatitjet për t’u transformuar në Forcë të Armatosur të Kosovës. Fatkeqësisht ne si politikë e Kosovës nuk ishim në gjendje që t’i përcjellim si duhet në hapa Forcat e Armatosura të Kosovës, por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosovë. Si presidenti i Kosovës jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij dhe atë sa më shpejt është e mundur”, ka thënë  Thaçi

 Presidenti Thaçi ka theksuar se FSK-ja dhe Policia, të cilat janë më të mirat në rajon, janë edhe fuqia e shtetit dhe garanca më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se momenti i shumëpritur i zyrtarizmit të ushtrisë së Kosovës është duke trokitur në derën e hapur.

Sipas tij, ushtria e Kosovës do të jetë vetëm një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, i ka dërguar një telegram…