Thaçi: Musliu ka dhënë kontribut edhe në procesin e çlirimit të Kosovës

18 janar 2018 | 13:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Musliu me rastin e vdekjes se Jonuz Musliut.

Thaçi ka thënë se Musliu ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Besa pas riorganizimit ka filluar të këndellet. Klubi pejan…