Thaçi: Ne kemi nevojë për bashkim e jo përçarje

24 dhjetor 2017 | 20:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e festës së Krishtlindjeve në Rezidencën e Ipeshkvisë, ku është mbajtur pritja solemne, të cilën e udhëhoqi Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji dhe monsinjor Lush Gjergji, deklaroi se ne kemi nevojë për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje.

“Bashkë me klerikët fetarë, në pritjen e Imzot Dodë Gjergjit, sonte uruam paqe, dashuri e mirësi për gjithë qytetarët tanë. Ne kemi nevojë për besim e jo dyshim, për përkushtim e jo largim, për bashkim e jo përçarje. Është shumë e rëndësishme të mos e humbasim besimin se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët. Jemi sprovuar shumë herë, por gjithmonë kemi ngadhënjyer, sepse kemi pasur besim, në veten tonë, në vlerat për të cilat jemi angazhuar dhe kemi sakrifikuar”, shkroi Thaci në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi mund të jetë skuadra e re e mesfushorit argjentinas,…