Thaçi ngushëllon familjen e Agim Binakut

09 shkurt 2018 | 19:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Binaku me rastin e vdekjes së gazetarit të njohur sportiv, Agim Binaku.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit Agim Binaku”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

“Familjes, miqve dhe kolegëve të Agimit, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

Agim Binaku ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të shkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka mirëpritur debutimin e Kosovës…