Thaçi ngushëllon familjen Haradinaj: Baca Hilmi ishte burrë i urtë, i matur dhe atdhetar

17 qershor 2018 | 10:46

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj, me rastin e vdekjes së babait të tyre Hilmiut.

Ai në dedikimin e dhënë përmes profilit të vet në “Facebook”, ka theksuar se Hilmi Haradinaj përballoi shumë sfida por që ishte burrë i matur dhe atdhetar i devotshëm, njofton Klan Kosova.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se sot do të…