Thaçi ngushëllon sekretarin e NATO-s për vdekjen e Thorvald Stoltenberg

15 korrik 2018 | 11:14

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me rastin e vdekjes së babait të tij, diplomatit norvegjez Thorvald Stoltenberg.

Në një reagim të tij, ai ka thënë se Thorvald, ishte një nga liderët nordik i cili la shenja për ndërtimin e paqes në botë.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Jens Stoltenberg si dhe për të gjithë popullin norvegjez me rastin e ndarjes nga jeta të Thorvald Stoltenberg. Ai ishte ndër udhëheqësit nordikë që la shenjë në politikat globale në krijimin e paqes”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori “Rusi 2018” përfundon të dielën me shpalljen kampione të…