Thaçi: Njohja nga Serbia do të ishte arritje historike për Kosovën

11 korrik 17:55

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se njohja e pavarësisë nga Serbia do të ishte arritje historike për shtetin tonë.

“Ajo që është shumë me rëndësi është që bartësit e institucioneve dhe partnerët e koalicionit tanimë kanë qëndrim të përbashkët, kanë qëndrim unik se dialogu duhet të fillojë, duhet të punohet seriozisht për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Askush s’do të mund të udhëheqë vetëm procesion negociator, por edhe duhet të kuptohet se askush s’mund të bllokojë këtë proces për të ecur përpara. Kemi synim arritjen e marrëveshjes përfundimtare”

“Jam i vendosur të punojë për marrëveshje definitive të paqes dhe pajtimit, dhe të ndodhë njohja e reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të jetë një arritje historike për Kosovën. Që të ndodhë kjo mrekulli, njohja e Kosovës nga Serbia, duhet të kontribuojmë të gjithë, nuk duhet të frikësohemi për të diskutuar. Frikësohem që nëse nuk e arrijmë këtë marrëveshje, do të humbasim edhe vite apo dekada të tjera” ka deklaruar presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Samuel Umtiti e shënoi golin e vetëm në ndeshjen gjysmëfinale…