Thaçi: Nuk e harrojmë gjenocidin e Serbisë, por jemi të vendosur për paqe

01 shkurt 2018 | 13:26

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kroacisë (HRT), duke folur për dialogun ndërmjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se marrëveshjet Kosovë-Serbi qojnë Ballkanin Perëndimor drejt perspektives evropiane.

“Çdo armiqësi e re Kosovë – Serbi nënkupton stagnim për dy vendet, por edhe për rajonin, sepse raporti Kosovë – Serbi, nuk nënkupton vetëm raport të dy vendeve, por ka një reflektim më të gjerë”, ka theksuar ai.

Sipas presidentit Thaçi vazhdimi i dialogut në Bruksel, do të tejkalohen dhe Kosova e Serbia do të arrijnë marrëveshje për normalizim, për paqe dhe pajtim të qëndrueshëm ndërshtetëror.

“Kosova nuk e harron gjenocidin e Serbisë që e ka kryer në Kosovë, por jemi të vendosur të nderojmë paqe”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka komentuar edhe vrasjen e Oliver Ivanoviçit, duke thënë se kjo vrasje nga të dhënat preliminare, nuk ka asgjë në mes të raporteve shqiptaro-serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako të projektligjeve për…