Thaçi: Nuk do të lejojë veto për transformimin e FSK-së

05 mars 2018 | 12:21

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Epopeja e UÇK-së, është sublim i historisë së vendit për liri dhe pavarësi.

Ai ka theksuar se rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka bërë që bota demokratike të vë në përdorim fuqinë më të madhe ushtarake në botë..

Këto deklarime presidenti Thaçi i dha sot në paradën e FSK-së, me rastin e manifestimit të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka shtuar se do të realizojë transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve të Kushtetutës.

“Epopeja e UÇK-së e zgjoi kudo krenarinë e botës shqiptare, në Kosovë, diasporë e kudo anembanë botës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët”.

“Me vizionin e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoj mbështetjen e ndërkombëtarëve duke u bërë forcë mbështetëse e jona në vitet 1998-1999. Kosova përfundimisht u bë një vend i lirë për të gjithë qytetarët. Kosova po ashtu kaloj me sukses periudhën e tranzicionit deri në aktin sublim, të shpallje së pavarësisë”.

“Sot bashkohet më së miri, historia, e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Rreshtimet e juaja na bëjnë krenarë, na japin forcë, siguri dhe shumë dashuri për atdheun tonë”, ka thënë Thaçi, raporton Klan Kosova.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për transformimin e FSK-së.

“Ju jen në themelet e identitetit tonë, si shtet i pavarur që prej kohës së formimit deri tek strukturimi i sotëm. Shpreh respektin më të madh të punës suaj në uniformën e FSK-së. Këtë uniformë përmes pjesëtarëve tuaj po e bëni të respektuar kudo në botë, qoftë me arritje grupore apo individuale. Duke marrë parasysh përgatitjet e juaja dhe me përkrahjen e ndërkombëtarëve po tregoni aftësinë për të qenë ‘Forca të Armatosura të Kosovës. Duam dhe besojmë që transformimi i FSK-së të ndodhë sipas ndryshimeve të Kushtetutës, por nuk do të lejojë që askush të vë veto për të drejtën tonë legjitime që na takon. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithë neve, që shpreh karakterin etnik të këtij shteti dhe shoqërisë sonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në finalen e meshkujve të zhvilluar ndërmjet KB Sigal Prishtina…