Thaçi: Nuk do t’i kthehem partisë

21 dhjetor 2017 | 19:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur edhe një herë se nuk do t’i kthehet më pjesës aktive politike.

Në takimin e fundvitit me gazetarë, ai ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e asnjë partie politike, parlamenti apo qeverie.

Ai ka treguar se mund të garojë për të parin e vendit edhe për një mandat tjetër, vetëm nëse ndryshohet mënyra e zgjedhjes së presidentit, raporton “Epoka e re”.

“Angazhimi im politik në jetën institucionale nuk do të ketë rikthim në proceset që i kam kaluar, as në udhëheqje të ndonjë partie, as pjesë e ndonjë përbërje të parlamentit dhe as në ndonjë pozicion të qeverive të ardhshme të Kosovës. E vetmja mundësi e angazhimit tim në politikë është këtu ku jam, në Presidencë. Por, edhe mundësia e garës që e parasheh Kushtetuta që të garoj edhe për një mandat, nëse zgjedhja e presidentit bëhet drejtpërdrejt nga populli. Nëse jo, atëherë mbeteni pa mua në skenën politike. E ritheksoj nuk do të jem as në Parlament, as në Qeveri e as nëpër parti”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën…