Thaçi për “AFP”: Anëtarësimi në BE dhe NATO, vizioni i vetëm i Kosovës

02 shkurt 2018 | 12:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “AFP” ka folur për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, perspektivën evropiane, për dialogun me Serbinë dhe Gjykatën Speciale

Ai ka thënë se në këtë dhjetëvjetor janë shënuar shumë suksese, por ka pasur edhe sfida.

Duke folur për perspektivën euroatlantike të Kosovës, ai ka theksuar se populli i Kosovës ka vetëm një vizion: anëtarësimin në BE dhe NATO.

Ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për ndërlidhjen që ky proces ka me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Në duhet të bëmë pjesën tonë. Nëse nuk e bëjnë, atëherë do të jetë faji ynë”, ka thënë Thaçi, duke bërë thirrje për miratimin e Demarkacionit.

Ai, po ashtu, është shprehur besimplotë se strategjia e re e BE-së do të jetë optimistë dhe konkrete për Ballkanin.

“BE është vonuar me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

“AFP”-ja shkruan se perspektiva evropiane e Kosovës dhe Serbisë, megjithatë do të varët edhe nga suksesi që do të arrihet në dialogun në Bruksel.

“Unë besoj se dialogu është mënyra e vetme për të ecur përpara si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka shtuar ai, duke iu referuar perspektivës evropiane.

Presidenti ka thënë për “AFP”-në se viti 2018 do të jetë vit i marrëveshjes finale dhe historike ndërmjet dy shteteve.

Thaçi ka thënë se dialogu ka ndikuar pozitivisht edhe në veri të Kosovës. Sipas tij, në veri tashmë janë policët, doganierët e Kosovës, ka liri të lëvizjes, edhe sistemi i drejtësisë është duke funksionuar.

“Komuniteti serb është i përfaqësuar në Parlament dhe Qeveri. Ne kemi pasur 20 vjet të errësirës në veri të Kosovës. Kushdo që ka pritur zgjidhje magjike, ka gabuar”, ka theksuar ai, në pyetjet e gazetarit nëse dialogu ka pasur efekt në veri.

Presidenti për “AFP”-në ka folur edhe për gjendjen në veri të Kosovës, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“AFP”-ja shkruan se pas bisedës që kanë zhvilluar ndërmjet vete, presidenti Thaçi dhe Vuçiq kanë qetësuar situatën.

Presidenti Thaçi është pyetur edhe për Gjykatën Speciale.

“Në asnjë rrethanë nuk do të lejoj prishjen e partneritetit të Kosovës me botën perëndimore”, ka thënë Thaçi për “AFP”-në.

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka sulmuar askënd, por vetëm ka mbrojtur veten nga gjenocidi i Slobodan Milosheviqit.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Bekim Çollaku Brenda një jave, Komisioni Evropian do të…