Thaçi për Gjykatën Speciale: Mirënjohës interesimit të ndërkombëtarëve, por vendosin deputetët

28 dhjetor 2017 | 20:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri rreth iniciativës së një numri deputetësh të Kuvendit të Kosovës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se bisedimet që ka pasur me ambasadorët e shteteve kryesore perëndimore për planin për shfuqizimin e Ligjit për Tribunalin Special nuk kanë qenë “diçka e jashtëzakonshme”.

“Ka qenë një interesim normal. Kam zhvilluar takime me ta, dhe kam shprehur opinionin tim. Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për interesimin që shfaq komuniteti ndërkombëtar, por, në fund të fundit, vendimet janë të njerëzve të zgjedhur nga populli. Deputetët i japin llogari vetëm votuesve të tyre para së gjithash, dhe shtetit të vet”, ka bërë të ditur Thaçi në një intervistë për “RTK”.

I pari i vendit ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta nënshkruante një vendim të Kuvendit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, iniciativa për zhbërjen e kësaj gjykate nuk është kundër drejtësisë, dhe kjo çështje nuk duhet dramatizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli francez i Shtetit miratoi sot vendimin e qeverisë për…