Thaçi përshëndet marrëveshjen Athinë-Shkup për emrin e ri të Maqedonisë

12 qershor 2018 | 21:50

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në “Twitter”, ka uruar kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes për emrin.

Thaçi këtë marrëveshje e ka cilësuar si historike dhe sipas tij do të hap rrugë anëtarësimit në NATO dhe BE për tërë Ballkanin Perëndimor.
Ai po ashtu ka uruar qytetarët e këtyre dy shteteve për këtë marrëveshje.
Ky është postimi i potë i presidentit Thaçi:

Unë uroj fqinjët tanë në Athinë dhe Shkup për arritjen e marrëveshjes historike për emrin e ri të Republikës. Tsipras, Zaev dhe qytetarët e tyre duhet të përgëzohen. Kjo mundësi e re për anëtarësim në NATO-s dhe BE, ndihmon Kosovën dhe tërë WB6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Gjilanit aktiviteti tjetër në shënim të Ditëve…