Thaçi: Më pikëlloi shumë vdekja e parakohshme e Xhafer Ahmetit

21 qershor 2018 | 22:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e konsullit të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e parakohshme të Xhafer Ahmetit. Ka qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i mirë dhe i çmuar. Ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës, me përplot energji për të punuar. Ngushëllime familjes Ahmeti, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një bionde e quajtur tifozoja më seksi e Rusisë në…