Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, jetësim i ëndrrës së shumë gjeneratave

05 Shkurt 20:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dorëzuar flamurin olimpik, përfaqësuesit së Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang 2018 të Koresë së Jugut, Albin Tahirit.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje është një jetësim i ëndërrave të shumë sportistëve.

“Pjesëmarrja e Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang 2018 të Koresë së Jugut është një tjetër fitore për Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë. Në mesin e shumë shteteve, ai do ta përfaqësojë flamurin tonë, të cilin sot ia dorëzova në mënyrë solemne. Pjesëmarrja e Kosovës në Pyeongchang 2018 është një jetësim i ëndrrës së shumë gjeneratave të sportistëve tanë”, ka thënë ai në profilin e vet në “Facebook”.

 

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Holanda ka tërhequr formalisht ambasadorin e saj nga Turqia dhe…