Thaçi pret në takim Arta Ramën: Gjykata Kushtetuese, simbol i unitetit

23 maj 2018 | 11:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetues të Kosovës, Arta Rama.

Me këtë rast, Thaçi ka uruar Ramën për marrjen e mandatit të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese si dhe ka përgëzuar atë për punën profesionale të kësaj gjykate.

Presidenti Thaçi ka thënë se Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë.

“Sot takova kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës. Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri. Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli i Kosovës do të mbetet pa dy yje, të…