Thaçi: Qytetarët e Kosovës duhet të jenë të barabartë dhe ta ndjejnë integrimin

01 mars 2018 | 15:07

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së në Sofje, me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov.

Thaçi para presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, komisionerit Johannes Hahn dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor ka thënë se aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian janë prioritet kryesor nacional.

“Miqtë tanë në BE kanë hapur një derë për ne, por ne jemi ata që duhet të kalojmë nëpër atë derë. Është e qartë se ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur atje më shpejt. Megjithatë, ne ndajmë më shumë sesa vetëm gjërat e mira. Ka edhe probleme të shumta politike, keqkuptime e komplikime, që ne duhet t’i zgjidhim”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Për qytetarët e vendit tonë, presidenti Thaçi ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ndjehen të barabartë dhe të ndjejnë se integrimi është një realitet.

Ai ka theksuar se Strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor ofron një kornizë të mirë për përmirësimin e marrëdhënieve brenda rajonit dhe për rrugën tonë të integrimit.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se duhet shfrytëzuar ky momentum që këtë vit të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, duke i hapur rrugë perspektivës evropiane për të dy shtetet.

Shefi i shtetit ka folur edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve të rajonit dhe një lidhjeje më të mirë me tregun evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nëpërmjet Agjencisë për Regjistrim…