Thaçi: ShBA-ja do të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

30 Nëntor 15:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë takimit që ka pasur së fundmi në Uashington nga zëvendëspresidenti amerikan, Michael Pence, ka marrë konfirmimin se Amerika do të përfshihet më aktivisht në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në një bisedë për portalin e Beogradit “remorker”, presidenti ka thënë se dialogu i Brukselit po hyn në një fazë të re, në të cilën roli i ShBA-së është i domosdoshëm. “Dialogu tashmë po hyn në një fazë të re dhe zonjës (Federica) Mogherini i nevojitet e gjithë mbështetja. Prandaj është e domosdoshme që Amerika të ketë rolin e saj në këtë proces”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se roli i ShBA-së në dialogun e Brukselit është të sjellin më shumë besueshmëri dhe qëndrueshmëri në këtë proces.
Thaçi ka folur edhe për themelimin e asociacionit të komunave serbe. “Sa më shpejt, aq më mirë në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe ky është një detyrim ndërkombëtar që mori në Bruksel”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai është shprehur i gatshëm ta vizitoj Beogradin, kurdo që të këtë ftesë nga institucionet e Serbisë. “Unë nuk kam marrë ftesë për të vizituar Beogradin, por unë jam i gatshëm të vij kur kjo ftesë arrin. Nëse takohemi nëpër kryeqytete të botës, pse të mos takohemi në kryeqytetet e dy vendeve tona, në Prishtinë dhe Beograd”, ka thënë Thaçi.
Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së, ai ka deklaruar se ky ka qenë një veprim i papëlqyeshëm në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pritet të kërkojë…