Thaçi: Shqiptarët kanë luajtur rol të madh për mbrojtjen e hebrenjve

26 janar 2018 | 16:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar viktimat e holokaustit.

Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se shqiptarët kanë luajtur një rol të madh për kalimin e sigurt të hebrenjve në Ballkan.

“Duke kujtuar ditën e përkujtimit të Holokaustit. Shqiptarët gjithandej Ballkanit kanë dhënë një kontribut të madh në kalimin e sigurt të tyre, ashtu siç dokumenton ‘Besa’ e Norman Gershman. Ne kemi humbur shumë hebrenj kosovarë, dhe tani do të kujtojmë prezencën e tyre historike dhe kontributin në tokat tona”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos e ka mbështetur Zinedine…