Thaçi sqaron sërish qëllimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin

13 dhjetor 2017 | 10:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrë iniciativën për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në mënyrë që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë një të ardhme pa konflikt, por duke mos harruar të kaluarën.

“Kjo iniciativë është komplekse, me shumë pikëpyetje. Prandaj kemi vendosur të lëvizim me maturi në këtë drejtim. Kam iniciuar themelimin e këtij komisioni për të mbyllur plagët e luftës dhe për të parë kah e ardhmja. Me këtë komision synojmë të ndërtojmë një narracion të unifikuar për të kaluarën tonë”, ka thënë Thaçi në takimin e themelimit të Ekipit Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Thaçi ka theksuar se duke marrë parasysh kompleksitetin e krejt kësaj nisme, janë duke punuar me shumë kujdes dhe vendosmëri, në mënyrë që të dy vendet të mund të lëvizin përpara, pa e pasur barrën e të se kaluarës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar të…