Thaçi takon Gjukanoviqin, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror

22 maj 2018 | 16:11

Në kuadër të Forumit të Sigurisë “То be Secure”, i cili po mbahet në Budva, presidenti Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se homologun e tij e ka uruar për rizgjedhjen e tij president dhe për pThaçi takon Gjukanoviqin, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror

Në kuadër të Forumit të Sigurisë “То be Secure”, i cili po mbahet në Budva, presidenti Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se homologun e tij e ka uruar për rizgjedhjen e tij president dhe për përvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi.

“Me presidentin Gjukanoviq biseduam për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi do këndojë në këngën zyrtare të…