Thaçi: Do t’i ruajmë kujtimet për Malsorin dhe Armendin

07 maj 2018 | 18:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Trena, pas gjetjes së trupit të pajetë në lumin Lepenc të policit Armend Trena.

Ai ka thënë se fatkeqësia e dy policëve të rënë në lumin Lepenc i ka prekur gjithë qytetarët e vendit. “Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella. Institucionet dhe Policia e Kosovës do ta ruajnë gjithmonë kujtimin për Malsorin dhe Armendin”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime…