>

TIKA restauron dy xhamitë në Kosovë

11 qershor 12:06

Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) bashkë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Bashkësinë Islame, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për restaurimin e dy xhamive, xhamisë së Çarshisë në Prishtinë dhe xhamisë së Gazi Mehmed Pashës (xhamia Bajrakli) në Prizren.

Me këtë rast, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se ky është një hap i mbarë pasi që xhamia e Çarshisë ka mbetur për vite të tëra e burgosur për shkak të mosmarrëveshjeve mes Ministrisë së Kulturës dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve.

“Shpresojmë që së shpejti të përfundojë restaurimi i kësaj xhamie më të vjetër në Prishtinë”, ka thënë Tërnava.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, ka thënë se kjo ministri me këtë memorandum do t’i lehtësojë të gjitha procedurat administrative për restaurim.

Në anën tjetër, ambasadorja turke në Kosovë, Kivicilim Kilic, ka thënë se Turqia vazhdon ta përkrahë Kosovën për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Krejt në fund drejtori i TIKA-s, Hasan Burak Ceran, ka thënë se sado që ka nevojë për restaurimin e xhamive, kjo organizatë është e gatshme për financim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur serish në lidhje…