Tillerson kërkon vazhdimin e sanksioneve për Korenë Veriore

16 janar 2018 | 21:31

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka bërë thirrje për vazhdim të sanksioneve për Korenë Veriore, në mënyrë që t’i bëhet presion këtij vendi për braktisjen e programit të armëve bërthamore.

Tillerson e ka bërë këtë thirrje gjatë një takimi për Korenë Veriore në Vankuver.

“Neve na duhet ta rrisim çmimin e sjelljes së regjimit deri në atë pikë që Koreja Veriore të kërkojë në tavolinë negociata më të besueshme”, ka thënë Tillerson, në takimin njëditor në qytetin kanadez.

Tillerson, u ka bërë thirrje Kinës dhe Rusisë, të cilat nuk kanë marrë pjesë në takim, të zbatojnë në tërsi sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Ai po ashtu ka thënë se testimet e raketave nga Koreja Veriore, përbëjnë kërcënim për trafikun civil ajor.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka refuzuar të heqë dorë nga zhvillimi i programit bërthamor, pavarësisht rritjes së sanksioneve nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. (REL)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dhënë…