Tirana me Rinasin lidhen me hekurudhë për 90 milionë euro

10 maj 2018 | 21:34

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim sapo i ka dhënë Shqipërisë një kredi prej afro 42.5 milionë euro për rindërtimin e një hekurudhe dhe ndërtimin e një linje të re.

Këtij projekti iu bashkua edhe Bashkimi Europian me një grant 42 milionë dollarë të tjera.

Projekti përfshin rregullimin e 34 kilometër hekurudhë nga Tirana deri në portin kryesor të Durrësit, si edhe 7.5 kilometër të tjerë nga kryeqyteti deri në aeroportin e vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ndërtimi i fundit pritet të kushtojë rreth 90 milionë euro nga kryeqyteti në aeroport, një pjesë nga të cilat do t’i mbulojnë buxhetet vendore.

Shqipëria ka trashëguar nga regjimi komunist një rrjet prej mbi 420 kilometër hekurudha, që lidhin qytetet kryesore të vendit dhe zonat ekonomike më të njohura, të gjitha bazuar në teknologji të vjetruara motorike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate (PDS), Dardan…