Titulli në konkurrencën e femrave vendoset të enjten

29 maj 2018 | 17:42

Ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Superligën e femrave ndërmjet Hajvalisë dhe Mitrovicës do të zhvillohet të enjten, më 31 maj, në orën 16:30, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Kjo ndeshje, përveçse do ta japë emrin e kampionit të Kosovës, njëherësh do të vendosë edhe për skuadrën e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve. Këto dy skuadra u takuan në fundjavën që e lamë pas edhe në finale të Kupës së Kosovës ku, pas një loje mjaft interesante, triumfuan vashat e Mitrovicës, 2:1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Kuvendi i…