Tjetër humbje nga Golden State

28 mars 2018 | 17:14

Skuadra kampione e Golden State pësoi një tjetër humbje në kampionat, pasi u mund 92-81 në fushën e saj nga Indiana.

Mungesa e titullarëve ndikoi shumë në nivelin e skuadrës së Warriors, ndërsa për Indianën u dallua Oladipo, autor i 24 pikëve. Nga kjo humbje përfiton skuadra e Houston, që mundi 118-86 Chicago, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Fitorja e 61-të sezonale e skuadrës së Houston erdhi nga duart e Gordon, që realizoi 31 pikë, ndërsa Harden ishte pushim. Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 105-98 Milwaukee, duke mbetur në garë për një vend në “play-off”. Më i miri për kalifornianët ishte Harris më 19 pikë. (Telesport)

Rezultatet

Washington – San Antonio   116-106
Toronto – Denver                    114-110
Houston – Chicago                  118-86
Miami – Cleveland                  98-79
New Orleans – Portland        103-107
Sacramento – Dallas              97-103
Golden State – Indiana          81-92
Clippers – Milwaukee            105-98

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj gjuhës së…