Totaj: Ishte një sezon i suksesshme për Bashkimin

24 maj 2018 | 17:39

Kryetari i KB Bashkimi, Shaqir Totaj është shprehur i kënaqur që skuadra nga Prizreni arriti të shpallët kampione e Kosovës në basketboll.

Kryetari Totaj ka rikujtuar se Bashkimi ishte finaliste në tri garë, ku në njërën prej tyre doli fitimtare. “Ishte një sezon i suksesshme ku ishim finalist në tri gara: Kupa e Kosovës, Liga Ballkanike BIBL dhe IP Superliga e Kosovës”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shaqir Totajt

Të nderuar adhurues të basketbollit

Pas një rrugëtimi të gjatë të mbushur me sakrifica, me momente dramatike, batica e zbatica me në fund të gjithë se bashku ia dolëm. KB Bashkimi është kampion i Kosovës në basketboll. Ishte një sezon i suksesshme ku ishim finalist në tri gara: Kupa e Kosovës, Liga Ballkanike BIBL dhe IP Superliga e Kosovës.

Dëshiroj t’i falënderoj ata pa përkrahjen e të cilëve ky sukses nuk do të kishte qenë i mundur; në rend të parë sponsoret e shumtë të KB Bashkimi jo vetëm nga Prizreni, në krye me Komunën e Prizrenit, stafin menaxhues të klubit, si dhe lojtarët e KB Bashkimi të cilët më performance e tyre shumë të mirë në parket na e sollën ketë titull.

Pa dyshim është një e arritur në drejtim te promovimit të basketbollit dhe të qytetit të Prizrenit, por dhe të Kosovës. Nëse ka pasur të tillë që me energji negative kanë tentuar të jenë pengesë në rrugëtimin e KB Bashkimi drejt titullit ua përkujtojmë se ‘Suksesi ynë megjithatë është arritur’. Të gjithë adhurueseve te basketbollit ua uroj titullin e parë të kampionit të KB Bashkimi.

Forca KB Bashkimi Kampion

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Marek Hamsik pritet të largohet nga skuadra e Napolit.…