>

Tragjedi në Serinë A, gjendet pa jetë kapiteni i Fiorentinës  

04 mars 12:30

Tragjedi te skuadra e Fiorentinës. Kapiteni i skuadrës vjollcë Davide Astori është gjendur pa jetë sot paradite në dhomën e tij të hotelit, ku ishte grumbulluar me skuadrën në prag të sfidës me Udinese (ora 15:00).

Astori është gjendur i shtrirë në shtratin e tij pa jetë kur drejtuesit e skuadrës vjollcë kanë shkuar për ta thirrur për të ngrënë mëngjes, kur kanë parë që nuk kishte zbritur ende. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj tragjedie (mendohet atak kardiak), që ka shokuar jo vetëm skuadrën e Fiorentinës por të gjithë Serinë A.

Lojtari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe duhej të ishte sot rregullisht në fushë në orën 15:00, në ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Udinese, sfidë e cila nuk do të zhvillohet, pasi është shtyrë në shenjë respekti. Astori numëron edhe 14 ndeshje me fanellën e kombëtares “azzurre”.

Ai la pas bashkëshorten e tij Francesca Fioretti dhe një vajzë, Nicole, 2 vjeçe. Në karrierën e tij në Serinë A ka luajtur edhe me ekipet e Cagliari (2008-2014) dhe Roma (2014-2015). (Telesport)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në orën 17:00 zhvillohet derbi i Premier Ligës në “Etihad…