Transformohet Genta Ismajli

22 janar 2018 | 12:13

Genta Ismajli nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore.

Projekti i fundit nga ajo është “Dy dashni”, i publikuar në gusht të vitit 2017. Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, Genta vjen me ‘look’ të ri, saqë është vështirë të njihet.

Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, gjë të cilën në bazë të fotos duhej ta kishte bërë qysh herët, ngaqë i shkon shumë. E veshur me të bardhë, këngëtarja dukej për mrekulli, e me këtë paraqitje ndoshta paralajmëron edhe ndonjë projekt të ri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Eni Koci duket se e ka marrë seriozisht punën…