Tranzicioni i Britanisë pas Brexitit përfundon në dhjetor 2020

24 maj 2018 | 18:37

Britania do të përfundojë periudhën e tranzicionit me BE-në pas Brexitit në dhjetor të 2020, ka bërë me dije zëdhënësja e kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May.

Zëdhënësja Mayweather ka përsëritur qëndrimin e Britanisë se periudha e tranzicionit do të përfundojë në dhjetor 2020, pasi gazeta “Times” ka njoftuar se May do të propozonte një periudhë të re tranzicioni që do të mbulonte çështjet e doganave dhe tregtisë, të cilat do të zgjasin nga viti 2012 deri më 2023, për të shmangur nevojën për infrastrukturë ose kontroll në kufirin irlandez.

Në Irlandën e Veriut do të jetë kufiri i vetëm britanik me BE-në pas Brexitit. Të dyja palët kanë njoftuar se janë angazhuar ta mbajnë kufirin me Republikën e Irlandës të hapur, por gjetja e një zgjidhjeje praktike deri tani ka qenë e paarritshme. Kryeministri irlandez, Leo Varadkar i cili ka mbështetje nga shtetet e BE-së ka thënë se Dublini nuk do të pajtohej me një vendim të kufizuar kohor.

“Në vitin 2023 qeveria irlandeze nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me situatën në të cilën duhet të shtyjmë një vendim të tillë të rëndësishëm”, ka thënë Varadkar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionet hetimore parlamentare të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë prodhuar…