Tre breza familjaresh, një jetë për Shqipëri

06 shkurt 2018 | 11:21

Nga Erald Selca

Kombi shqiptar është një nga kombet më të vuajtur në botë që kurrë kujt nuk i ra në qafe, por që kurrë nuk duroi as krajla e as sulltana.

Ma tepër se 25 vite mbreti ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbrojti kombin tonë dhe civilizimin evropian nga perandoria gjakatare otomane, dhe sot pa Skënderbeun euroja do fliste turqisht.

Gjithmonë në popullin tonë të copëtuar e sakatosur nga armiqtë dhe fuqitë e mëdha, ka dominuar ndjenja për liri çlirim dhe bashkim kombëtar.

Një nga ato familje e taban kombëtar është dera më zë e Gjon Fazli Berishës në Gllogjan të Pejës të Lugut të Baranit, i njohur për rezistencë kundër turqve serbo-malazezeve në të gjitha etapat historike.

Atdhetari dhe tribuni popullor Gjon Fazliu Berisha, ishte një luftëtar i madh me komandant Nue Perlleshin të cilin e kishte ndihmuar ushqyer dhe strehuar, dhe ju kishte bashkuar idealit të tij kur tjerët zë nuk bënin. Po ashtu, Gjoni me Hasan Kocin dhanë kontribut të madh në ato vite dhe nuk ju nënshtruan kurrë okupatorit.

Gjon Fazliu ishte burrë me nam në gjithë Malësinë e Dukagjinit dhe shqiptar burrë zakoni, burrë bese e burrë humanisti. Traditë kjo familjare që vazhdon dhe sot nga veprimtari kombëtar pedagogu ish-luftëtari i UÇK-së Antoni.

Për rolin historik të tribunit popullor kryengritësit Gjon Fazliu, flitet edhe në librin e Ndue Perlleshit “Trimi i Dukagjinit” me autor Mr. Jetish Kadishani nga Drenica martire.

Kjo familje ishte bazë e luftës dhe shqiptarizmës. Tradita e kësaj familje vazhdonte ndonëse Krajli e okupatori jugosllav i kishte halë në sy. Traditën atdhetare e trasoi dhe baca Dedë Gjoni i lindur më 09.11.1940 ky burrë Shqipnie. Ishte një veprimtar i palodhur. Me të nderuarin bacën Marjan Koci ka 12 vite që ishin kryepleq dhe të njohur kudo në viset tona.

Edhe atëherë kur rinia studentore me bacë Anton Çettën u angazhuan në pajtim të gjaqeve. Në vitet ‘90-ta kjo familje bujare atdhetare mikpritëse e shkolluar hapi dyert e sofrat për t’i pajtuar shqiptarët hasmëritë që ta përballojmë armikun më lehtë.

Bacën Dedë me të bijtë Antonin me familje as bastisjet policore nuk i ligështuan, unë do ta quaja këtë familje të shquar kombëtare dhe magje të rezistencës paqësore të luftës çlirimtare.

Antoni nderoi gjakun e Skënderbeut, Fishtës dhe Naimit, Adem Jasharit, Pal Palucës e Tahir Sinanit, duke dhënë me dekada kontribut në arsim, në sport dhe në UÇK, i cili dha çdo gjë nga vetja për liri dhe çlirim, si dhe për bashkim kombëtar.

Kontributi i Antonit me familje është epokal. Kjo familje dha bukë, para me mijëra DM, dhe barut okupatorit serbomadh e fashist. Prandaj sot kjo familje gëzon autoritet mbarëkombëtar.

Kontributi i Antonit vazhdoi edhe paslufte, e vazhdon dhe tani me shpirt idealisti për të mirën e qytetarëve e kombit, andaj meriton lëvdatat më të sinqerta vëllazërore që mban afër vendlindjes dhe mërgatën tonë të nderuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 shkurt të vitit 1999 i pati filluar punimet…