Tre persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Japoni

18 qershor 2018 | 11:19

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka përfshirë qytetin Osaka në perëndim të Japonisë.

Agjencia e lajmeve, “Kyodo”, ka raportuar se në mesin e të vdekurve janë një vajzë nëntëvjeçare dhe dy burra në të 80-at e tyre, raporton “Rel”.

Tërmeti ka thyer dritaret dhe ka shkatërruar disa ndërtesa, kanë njoftuar zyrtarët.

Agjencia japoneze për Meteorologji ka njoftuar se tërmeti i 18 qershorit ka pasur magnitudë 6.1 shkallë.

Tërmeti ka ndodhur në orët e mëngjesit kur ka shumë komunikacion me ç’rast janë ndërprerë shërbimet e trenave dhe metrove në zonën Osaka.

Zyrtarët kanë thënë se reaktorët bërthamorë në këtë rajon nuk janë prekur.

Mediet lokale kanë raportuar se rreth 170,000 shtëpi në rajon kanë mbetur pa energji elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West ka shfrytëzuar rrjetin social “Twitter” për të konfirmuar…