Tre të arrestuar në Ferizaj për posedim narkotikësh

02 qershor 2018 | 12:17

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Ferizajt, në lokacione të ndryshme për posedim të paautorizuar dhe shitje narkotikësh.

“Të tre të dyshuarit kanë rënë në pranga kur pas legjitimimit si procedurë e zakonshme u është gjetur në posedim sasi e caktuar marihuane. Pas shoqërimit në stacion policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të tre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti hetohet”, ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka radhën për…